Së bashku krijojmë një të ardhme të gjelbër
të energjisë
të energjisë
Menaxher të mbeturinave
Menaxher të mbeturinave
Biodizelli i pastër është pjesë përbërëse e karburantit ULTRA Diesel Bio Jet, ku merr pjesë me 6 për qind në përbërjen e karburantit dhe ofron avantazhe shtesë ekologjike dhe eksploatuese. Përmbushja e standardit më të fundit evropian dhe maqedonas të cilësisë së karburantit dizel MKS EN 590 mundëson që karburanti ULTRA Diesel Bio Jet të përdoret pa kufi në të gjitha automjetet, prodhuesit e të cilëve përshkruajnë standardet më të rrepta për sa i përket cilësisë së karburantit.
Makpetroll tashmë ka filluar instalimin e sistemeve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike në objektet e veta të shitjes. Në këtë mënyrë, përmes krijimit të energjisë së pastër, kontribuojmë në ruajtjen e mjedisit jetësor dhe uljen e ndotjes.
Mbeturina komerciale
Trajtimi i mbeturinave komerciale në objektet e “Makpetroll” SHA kryhet në atë mënyrë që bëhet selektimi i mbeturinave sipas llojit në enë të veçanta që janë me ngjyrë të duhur, në përputhje me rregulloret ligjore të R. së Maqedonisë së Veriut.
Sasia e mbeturinave të krijuara/dorëzuara regjistrohet në mënyrë të rregullt në ditarë për trajtimin e mbeturinave, të përcaktuara me rregulloren ligjore të R. së Maqedonisë së Veriut dhe i dorëzohet kompanisë së autorizuar për përpunim të mëtutjeshëm.
Mbeturinat e ambalazhimit
Për mbeturinat e ambalazhimit të produkteve që “Makpetroll” SHA nxjerr në tregun e R. së Maqedonisë së Veriut, i paguan një tarifë një kompanie të autorizuar për menaxhimin e mbeturinave të paketimit, d.m.th. Makpetroll SHA është përfshirë në sistemin kolektiv të menaxhimit të mbeturinave.
Vajrat e përdorur
Vajrat e përdorur gjatë funksionimit aktual dhe nga Qendra Honda e SHA “Makpetroll” trajtohen në përputhje me rregulloret ligjore të R. së Maqedonisë së Veriut, ato regjistrohen dhe i dorëzohen firmës së autorizuar për përpunim të mëtutjeshëm.
Mbeturinat e rrezikshme
Mbeturinat e rrezikshme që rezultojnë nga puna aktuale e “Makpetroll” SHA grumbullohen në mënyrë adekuate dhe ruhen përkohësisht derisa të merren nga një kompani e autorizuar me të cilën “Makpetroll” SHA ka lidhur marrëveshje.
Mbeturinat elektronike
Mbeturinat elektronike të “Makpetroll” SHA trajtohen në përputhje me rregulloret ligjore të R. së Maqedonisë së Veriut, të njëjtat evidentohen dhe i dorëzohen firmës së autorizuar për përpunim të mëtutjeshëm.
Bateritë dhe akumullatorët e lëshuar në treg në R. e Maqedonisë së Veriut
Me bateritë dhe akumullatorët e hedhur në treg në R. e Maqedonisë së Veriut nga Qendra DELL dhe Qendra HONDA e “Makpetroll” SHA, i paguan kompensim një kompanie të autorizuar menaxhuese, gjegjësisht Makpetroll SHA është përfshirë në sistemin kolektiv të menaxhimit të mbeturinave.
Në përputhje me rregulloren ligjore të R. së Maqedonisë së Veriut në pompat e benzinës “Makpetroll” SHA: 001 Industriska, 002 Partizanska, 004 Kozle, 053 Lisiçe, 153 Novo lisiçe, 046 Gjevgjeli dhe në objektin afarist në Shkup janë vendosur tuba të posaçëm për grumbullimin e baterive mbeturina. Bateritë mbeturina i dorëzohen një kompanie të autorizuar për menaxhim të mëtejshëm.
Pajisjet elektrike dhe elektronike të lëshuara në treg në R. e Maqedonisë së Veriut
Për pajisjet elektrike dhe elektronike që “Makpetroll” SHA i nxjerr në tregun e R. së Maqedonisë së Veriut, i paguan një tarifë një kompanie të autorizuar menaxhuese, gjegjësisht Makpetroll SHA është përfshirë në sistemin kolektiv të menaxhimit të mbeturinave.
Mbetjet e fishekëve të tonerit
Tonerët e mbetur nga puna aktuale në “Makpetroll” SHA merren nga një kompani e autorizuar me të cilën “Makpetroll” SHA ka kontratë.
Hekuri, mesingu dhe alumini
Mbeturinat e hekurit, mesingut dhe aluminit që rezultojnë nga puna aktuale e “Makpetroll” SHA grumbullohen në mënyrë të duhur dhe ruhen përkohësisht derisa të merren nga një kompani e autorizuar me të cilën “Makpetroll” SHA ka lidhur marrëveshje.
Sipas kërkesave që dalin nga leja ekologjike e integruar A për Instalimin për prodhimin e Biodizellit, nëse Instalimi funksionon, ata do të kryejnë matje të vlerave kufitare të shkarkimeve në ajër nga dalja e kaldajave.
Sipas Ligjit dhe Rregullores për kontrollin e emetimeve nga komponimet organike të avullueshme gjatë përdorimit të benzinës, “Makpetroll” SHA është në përputhje me Direktivën VOC -volatile organic compounds.