Rreth nesh

Investitorët

Zhvillimi i qëndrueshëm

Karriera

Media

Na ndiq:

Makpetroll SHA – Shkup (Ndërtesa administrative)
Shën Kirili dhe Metodi 4, 1000 Shkup
+389 2 311 2144
contact@makpetrol.com.mk

Çfarë duhet të dinë shoferët?

Për shumicën e shoferëve, me kalimin e kohës, vozitja bëhet rutinë dhe dukuri e përditshme, por ndonjëherë është mirë të mbani mend se vozitja duhet të jetë e sigurt, më e këndshme dhe më ekologjike, veçanërisht nëse kushtet nuk janë ideale.

Ne kemi përgatitur disa këshilla të dobishme për klientët tanë për të vozitur sigurt dhe për të kursyer karburant.

Kujdesi për motorin

Servisimi i motorit tuaj

A e dini se një motor i mirëmbajtur në mënyrë jo të duhur mund të rrisë konsumin e karburantit deri në 50%? Vetëm duke zëvendësuar kandelat e pista mund të reduktoni konsumin me 5%.

Kontrolloni filtrat e ajrit

Filtrat e ajrit parandalojnë papastërtitë që dëmtojnë motorin Tuaj. Zëvendësimi i filtrit të bllokuar të ajrit mund të ndihmojë në përmirësimin e efikasitetit të karburantit deri në 10% dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen e motorit Tuaj.

Përdorni vajin e duhur

Përdorimi i cilësisë së rekomanduar të vajit lubrifikues nga prodhuesi mund të zvogëlojë konsumin e karburantit me 1-2%. Vajrat motorik me cilësi më të lartë gjithashtu ndihmojnë në punën më efikase të motorin Tuaj.

Kontrolloni mbylljen e kapakut të karburantit

Karburanti avullohet sa herë që hapni kapakun e karburantit. Pas çdo mbushje të karburantit, sigurohuni që kapaku të jetë mbyllur mirë.

Përdorni marsha më të larta

Kur vozitni me marsha më të larta, përdorni më pak karburant. Prandaj, sa herë që mundeni,  vendosni ndërruesin në marshën më të lartë.

Shmangni numrin e tepërt të rrotullimeve të motorit

Ndryshoni marshin në kohën e duhur kur ngadalësoni ose përshpejtoni. Asnjëherë mos e sillni numëruesin e rrotullimeve në vijën e kuqe.

Kurse dhe vozit

Mbani gomat nën presionin e duhur

Nëse gomat Tuaja janë të fryra vetëm 1 psi (0,07 bar) më pak, konsumi i karburantit mund të rritet deri në 3%. Prandaj, fryni gomat një herë në javë ose sa herë që mbushni karburant.

Shmangni mbingarkesën

Për çdo 45 kg shtesë që transportoni, konsumi i karburantit mund të rritet me 1-2%. Prandaj, sa herë që është e mundur, duhet ta pastroni automjetin Tuaj nga sendet e panevojshme që vetëm sa i shtojnë peshë automobilit Tuaj.

Hiqni shinat e kulmit

Nëse nuk i përdorni shinat e kulmit ose kutinë e kulmit, hiqni ato. Shinat e kulmit mund të ndikojnë në efikasitetin aerodinamik të automjetit Tuaj, duke krijuar rezistencë, e cila mund të çojë deri në 5% më shumë konsum të karburantit.

Shmangni qëndrimin në ler

Keni ngecur në trafik? Qëndrimi në ler nuk do t’Ju çojë askund, por megjithatë harxhon karburant. Fikeni motorin derisa prisni në radhë derisa të jetë e nevojshme ta ndizni. Si rregull, nëse duhet të qëndroni për më shumë se dhjetë sekonda dhe automjeti Juaj nuk ka të instaluar sistemin Stop & Go, fikeni motorin.

Shmangni shpejtësinë e madhe

Sa më shpejt të vozitni, aq më e madhe është rezistenca e erës dhe aq më shumë karburant do të përdorë automjeti Juaj për të ruajtur shpejtësinë. Me një shpejtësi prej 110 km/h, konsumi i karburantit mund të rritet deri në 30% më shumë karburant sesa nëse do të vozisnit me 80 km/orë. Prandaj, vozitni më ngadalë.

Mbani shpejtësi konstante

Në vend që të vozitni në ler kur kaloni në teposhtëzë, mbani një shpejtësi konstante të motorit duke vendosur ndërruesin e shpejtësisë në marshin e duhur. Kjo do t’ju ndihmojë të mbani shpejtësi konstante në vend që ta rrisni atë, gjë që do të rezultojë në uljen e shpenzimit të karburantit.

Planifikoni udhëtimet Tuaja

Reduktimi i kohës së kaluar në makinë është mënyra më e lehtë për të kursyer karburant. Për të reduktuar kohën e vozitjes, kombinoni udhëtimet dhe detyrat e shkurtra në një udhëtim.

Vozitni me qetësi

Nëse vozitni në mënyrë agresive, mund të konsumoni deri në një të tretën më shumë karburant sesa nëse vozitni me qetësi. Shmangni përshpejtimin ose frenimin e papritur dhe përpiquni të mbani drejtimin sa më të barabartë të jetë e mundur.

Mbani dritaret të mbyllura

Era që fryn përmes një dritareje të hapur ngadalëson automjetin Tuaj. Dhe për të kompensuar, ka të ngjarë që të shtypni më fort pedalin e gazit. Prandaj, në vend që të hapni xhamat, përdorni sistemin e ventilimit të brendshëm të automobilit, vetëm nëse nuk ka efekt gjumi për Ju.

Përdorni kontrollin e vozitjes (Cruise Control)

Përdorimi i kontrollit të vozitjes, në kushte kur kjo është e mundur dhe e sigurt, Ju mundëson mbajtje optimale të shpejtësisë konstante dhe në këtë mënyrë të kurseni karburant.

Përdorimi i kondicionerit me kursim

Ndonjëherë është e vështirë të shmangni përdorimin e kondicionerit, megjithatë, mbani mend se ai shton tendosje shtesë në motorin Tuaj në ditët e nxehta ose të ftohta. Dhe gjithashtu rrit shpenzimin e karburantit deri në 8%. Në ditë mesatare, gjithmonë mund të përdorni ventilimin e brendshëm të automobilit në vend të kondicionerit.

Shmangni bllokimet e trafikut

Nëse mundeni shmangni bllokimet e trafikut, do të shpenzoni më pak kohë të bllokuar në trafik dhe, si rezultat, do të shpenzoni më pak karburant.