Furnizim cilësor dhe në kohë
Makpetroll ofron furnizim cilësor, të rregullt dhe në kohë të tregut me shumicë, duke u kujdesur për aspektin ekologjik përmes përkushtimit të plotë për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Depo
Miladinovci
Depo
Gostivar
më shumë pesha
Si mbështetje logjistike, Makpetroll posedon parkun vozitës më modern që mundëson furnizim të rregullt dhe të shpejtë të kapaciteteve industriale që si burim energjie përdorin gaz propan butan.
Në të njëjtën kohë, sistemi kompjuterik i regjistrimit gjatë ngarkim-shkarkimit, si pjesë përbërëse e autocisternave, është garanci për saktësinë e sasisë së dorëzuar.
Për të përmirësuar cilësinë, që është motoja jonë kryesore, gazi propan butan, i destinuar për përdorim si shtytës për motorët me djegie të brendshme, është pasuruar me aditivë të veçantë.
Makpetroll është i vetmi në tregun e R. së Maqedonisë së Veriut që posedon shërbim të certifikuar për kontrollin dhe servisimin e bombolave të gazit dhe aparateve të zjarrit, i cili është garanci për sigurinë gjatë përdorimit të gazit propan butan.
