“Makpetroll” SHA Shkup i kushton vëmendje të konsiderueshme mbrojtjes nga qasja dhe përdorimi i paautorizuar i të dhënave tuaja personale në të gjitha proceset e veta afariste, duke i zbatuar standardet në përputhje me rregulloret ligjore dhe aktet nënligjore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave personale.
Kontrolluesi i përmbledhjes të të dhënave personale
Kontrollues i të dhënave personale është “Makpetroll” SHA Shkup, me seli në rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr.4, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Të dhënat, grumbullimi dhe përdorimi
“Makpetroll” SHA Shkup mund të përpunojë të dhëna personale për përdoruesit, me qëllim të përmirësimit të përmbajtjeve dhe funksionalitetit të faqes. Përpunimi i të dhënave personale kryhet vetëm mbi të dhënat e dhëna nga ju.
Kjo politikë e privatësisë vlen vetëm për ueb-faqen e “Makpetroll” SHA Shkup dhe të gjitha nëndomenet. Nëse përmes faqes së internetit të “Makpetroll” SHA Shkup sigurohet një link me faqet e tjera të internetit, Ju informojmë se nuk marrim përgjegjësi për mbrojtjen e të dhënave personale të ofruara nga ato uebfaqe. Ne do t’i përdorim të dhënat Tuaja personale për të përpunuar të gjitha përfitimet dhe risitë e ofruara nga “Makpetroll” SHA Shkup.
Ju lutemi të keni parasysh se në rast të zbulimit të të dhënave personale përmes forumeve të tjera online, të njëjtat mund të mblidhen dhe përdoren nga subjekte të tjera dhe për këtë arsye ne Ju këshillojmë dhe paralajmërojmë që të mos ua zbuloni të panjohurve të dhënat tuaja personale në internet, për të parandaluar përdorimin ose keqpërdorimin e paautorizuar.
Të dhënat që grumbullojmë
- Vizitë në faqen tonë të internetit,
- Të dhënat kur aplikoni për një vend pune,
- Vizitë në një ngjarje të organizuar nga ana jonë,
- Të dhënat që mund të gjenden në një kartëvizitë,
- Persona të anëtarësuar për të marrë e-risi,
- Persona që përfaqësojnë organizatat e tyre,
- Personat që dorëzojnë një kërkesë për informata tek ne.
Risi përmes e-mailit
Nëse zgjedhni të merrni informacione dhe risi, adresa Juaj elektronike do të përdoret ekskluzivisht për t’Ju dërguar risi personalisht Juve. Ju mund të “çlajmëroheni” (Opt-out) në çdo kohë, dhe në këtë rast adresa juaj eletronike do të hiqet përgjithmonë nga baza jonë e të dhënave.
Mesazhet e dërguara me e-mail dhe komente
Kur vizitoni faqen tonë të internetit dhe identifikoheni, ose kur lini një koment, ne mund t’ju kërkojmë të lini emrin, mbiemrin, kompaninë, telefonin, emailin dhe adresën Tuaj. Informatat e grumbulluara ne i përdorim për t’iu përgjigjur në mënyrë të përshtatshme nevojave Tuaja individuale dhe për t’Ju ofruar shërbim dhe mbështetje efektive. Ne do t’u përgjigjemi të gjitha mesazheve ose pyetjeve Tuaja të marra me e-mail në të njëjtën e-mail adresë. E-mail adresa nuk do të përdoret për asnjë qëllim tjetër dhe ne nuk do ta ndajmë atë me asnjë palë të tretë për qëllime të ndryshme nga ai primar – përgjigje kërkesës Tuaj.
Zbulimi i të dhënave
“Makpetroll” SHA Shkup ruan të drejtën të zbulojë të dhënat Tuaja personale, në rastet kur kjo kërkohet me ligj ose kur është e nevojshme në zhvillimin e një procedure gjyqësore, për të mbrojtur interesat tona afariste dhe interesat e klientëve tanë. Qasja në të dhënat Tuaja personale në “Makpetroll” SHA Shkup është e kufizuar për ata punëtorë të cilët besojmë se kanë nevojë reale të jenë në kontakt me ato të dhëna, për t’Ju mundësuar marrjen e shërbimeve të kërkuara.
Mbrojtje nga keqpërdorimet
“Makpetroll” SHA Shkup merr të gjitha masat e nevojshme teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale nga qasja e paautorizuar, zbulimi i paautorizuar, përpunimi i paautorizuar, si dhe nga keqpërdorimi i tyre.
Koha e ruajtjes së të dhënave të grumbulluara
Të dhënat e grumbulluara nga “Makpetroll” SHA Shkup mbahen në përputhje me ligjin dhe për periudhën e nevojshme për arritjen e qëllimit të përpunimit, pas së cilës periudhë do të fshihen nga sistemi i “Makpetroll-it” SHA Shkup.
Mbrojtja e të dhënave personale
Të dhënat që ne përpunojmë ruhen me kujdes dhe nuk ua japim palëve ose kompanive të treta. Kjo përjashton partnerët tanë që na ndihmojnë të drejtojmë faqen dhe biznesin tonë. Me kërkesë të autoriteteve shtetërore dhe në përputhje me ligjin, ne mund të dorëzojmë disa ose të gjitha informacionet e grumbulluara.
Politika e zbatuar e privatësisë e publikuar në këtë faqe interneti bazohet në Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 42/20).
Teksti i rafinuar i Ligjit mund të shkarkohet në formë elektronike, nga ueb-faqja e Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (www.dzlp.mk).
Të drejtat në lidhje me përpunimin e të dhënave personale janë:
- e drejta për t’u informuar për përpunimin e të dhënave personale;
- e drejta e qasjes në të dhënat personale;
- e drejta për korrigjim dhe fshirje të të dhënave personale;
- e drejta për të kufizuar përpunimin e të dhënave personale;
- e drejta për kundërshtim.
Për informata shtesë dhe/ose realizimin e të drejtave Tuaja për mbrojtjen e të dhënave personale, mund të kontaktoni zyrtaren tonë për mbrojtjen e të dhënave personale Sllavica Gegovska në emailin e mëposhtëm: slavica.gegovska@makpetrol.com.mk.
Përjashtim nga përgjegjësia
Kjo politikë e privatësisë zbatohet vetëm për informatat e publikuara në faqen tonë të internetit.
Ndryshimet në Politikën e privatësisë
Politika e privatësisë do të ndryshohet, plotësohet dhe përshtatet në mënyrë të duhur sipas ndryshimeve dhe në përputhje me ndryshimet ligjore. Ato do të publikohen në këtë faqe interneti në kohë.