Besnikëria, besimi dhe mbështetja e ndërsjelltë janë themeli i suksesit të përbashkët
Makpetroll nxit përgjegjësi të lartë sociale ndaj punonjësve të vet dhe ndaj komunitetit shoqëror. Në të njëjtën kohë, vlerat e përbashkëta të kompanisë përfaqësojnë bazën e veprimeve tona. Si subjekt lider në furnizimin me burime energjie në tregun maqedonas, afro 1900 punëtorëve tanë në fusha të ndryshme të biznesit të kompanisë u ofrojmë siguri dhe nxitje për inovacion.
Si kompani lider në distribuimin e naftës dhe produkteve të naftës në tregun maqedonas, ne ofrojmë shumë më tepër se një mundësi të thjeshtë për karrierë. Me aktivitete afariste dhe një gamë të gjerë të fushave të punës dhe një histori gati 75-vjeçare suksesi të vazhdueshëm, ne ofrojmë një mjedis pune dinamik dhe perspektiva të shkëlqyera profesionale për punonjësit tanë. Jemi të përkushtuar që të krijojmë një ambient të këndshëm pune dhe komunikim të hapur për organizim efikas të proceseve të punës. Ne i motivojmë punonjësit tanë dhe u mundësojmë atyre të kryejnë detyrat e tyre të punës në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi.
- punë emocionuese dhe dinamike në një mjedis pune homogjen dhe kolegial në një veprimtari që kërkon angazhim të vazhdueshëm;
- avansim sistematik dhe i synuar i punonjësve nëpërmjet programeve të trajnimit dhe përmirësimit, me synim realizimin e aftësive profesionale, personale dhe sociale;
- dialog i hapur me ekipet menaxheriale për qëllimet, rezultatet e arritura dhe perspektivat për përmirësime të mëtejshme;
- сbashkëpunim dhe shkëmbim i përvojave me kolegët nga një gamë e gjerë e fushave afariste që mbulon kompania;
- shpërblimin e duhur të punonjësve;
- siguron standarde të larta mbrojtjeje në punë;
- sigurim i vazhdueshëm shëndetësor dhe social.
Për të kufizuar rrezikun e lëndimeve, ne kryejmë trajnime të vazhdueshme të punonjësve tanë në fushën e sigurisë dhe përmes një procedure të optimizuar kontrollojmë zbatimin dhe respektimin e rregullave të përcaktuara për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë.
Direktivat tona të sigurisë janë të qarta dhe precize, në mënyrë që punonjësit dhe partnerët afarist të mund t’i kuptojnë dhe zbatojnë të njëjtat pa mëdyshje, dhe e njëjta gjë vlen edhe për sigurinë e impianteve dhe objekteve tona, të projektuara dhe ndërtuara për të punuar sigurt dhe për t’u mirëmbajtur thjesht.
Kompania është veçanërisht e përkushtuar në prezantimin e ideve të punonjësve që sigurojnë përmirësim në punën operative. Ato çojnë në krijimin e produkteve dhe shërbimeve më të përmirësuara, rritjen e kënaqësisë së klientëve dhe, së fundi, krijojnë imazh të suksesshëm shoqëror për Makpetroll-in.