Rreth nesh

Investitorët

Zhvillimi i qëndrueshëm

Karriera

Media

Lista e çmimeve

Na ndiq:

Makpetroll SHA – Shkup (Ndërtesa administrative)
Shën Kirili dhe Metodi 4, 1000 Shkup
+389 2 311 2144
contact@makpetrol.com.mk

Kontaktoni për ankesa
reklamacii@makpetrol.com.mkk

Për të reduktuar gazrat e dëmshëm të shkarkimit

Ideja kryesore e të gjitha produkteve në gamën tonë është kujdesi maksimal për mjedisin jetësor dhe reduktimin e gazrave të dëmshme të shkarkimit.
Prandaj, lëngu AdBlue® është menduar për shndërrimin e gazrave të shkarkimit nga automjetet e rënda motorike në përbërës të padëmshëm (azot dhe ujë) që nuk ndikojnë negativisht në mjedis ose në njerëzit.

Pse AdBlue®?

AdBlue® është një lëng që përdoret në mjetet motorike të rënda të pajisura me dizel motor, sistemi i trajtimit të gazit të shkarkimit të të cilit funksionon në parimin e Reduktimit Katalitik Selektiv (SCR – Selective Catalytic Reduction).

Në varësi të llojit të automjetit, kushteve të përdorimit të tij si dhe kushteve të rrugës, konsumi i lëngut AdBlue® mund të ndryshojë dhe varion nga 2-6 vol% % në raport me konsumin e karburantit dizel, gjegjësisht. 2-6 litra lëng AdBlue® për 100 litra naftë të shpenzuar.

Lëngu AdBlue® që shpërndahet në pikat e shitjes me pakicë të Makpetroll është një produkt i prodhuesve të njohur evropianë që mbajnë çertifikatë VDA. Lëngu paketohet dhe ruhet në një sistem me kontroll të rreptë të cilësisë të secilit prej këtyre proceseve individualisht, gjë që garanton cilësi të lartë të lëngut AdBlue® në përputhje me standardin ndërkombëtar ISO 22241-1:2006.