Rreth nesh

Investitorët

Zhvillimi i qëndrueshëm

Karriera

Media

Na ndiq:

Makpetroll SHA – Shkup (Ndërtesa administrative)
Shën Kirili dhe Metodi 4, 1000 Shkup
+389 2 311 2144
contact@makpetrol.com.mk

Besnikëria, besimi dhe mbështetja e ndërsjelltë janë themeli i suksesit të përbashkët

Makpetroll nxit përgjegjësi të lartë sociale ndaj punonjësve të vet dhe ndaj komunitetit shoqëror. Në të njëjtën kohë, vlerat e përbashkëta të kompanisë përfaqësojnë bazën e veprimeve tona. Si subjekt lider në furnizimin me burime energjie në tregun maqedonas, afro 1900 punëtorëve tanë në fusha të ndryshme të biznesit të kompanisë u ofrojmë siguri dhe nxitje për inovacion.

Puna e përditshme në Makpetroll
Fushat e punës në grupacionin Makpetroll mbulojnë një gamë të gjerë aktivitetesh, duke filluar nga zhvillimi dhe përmirësimi i derivateve tona, përmes prodhimit tonë të biodizellit, deri te shërbimi cilësor dhe kujdesi për kënaqësinë e përdoruesve të fundit.

Karriera në Makpetroll

Si kompani lider në distribuimin e naftës dhe produkteve të naftës në tregun maqedonas, ne ofrojmë shumë më tepër se një mundësi të thjeshtë për karrierë. Me aktivitete afariste dhe një gamë të gjerë të fushave të punës dhe një histori gati 75-vjeçare suksesi të vazhdueshëm, ne ofrojmë një mjedis pune dinamik dhe perspektiva të shkëlqyera profesionale për punonjësit tanë. Jemi të përkushtuar që të krijojmë një ambient të këndshëm pune dhe komunikim të hapur për organizim efikas të proceseve të punës. Ne i motivojmë punonjësit tanë dhe u mundësojmë atyre të kryejnë detyrat e tyre të punës në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi.

Shëndeti dhe siguria në punë
Sigurisë në punë i kushtojmë përparësinë më të lartë në kompaninë tonë. Me futjen e normave më të rrepta për mbrojtjen në punë dhe respektimin e tyre, ne kemi vendosur themele solide për parandalimin e dëmtimeve dhe çrregullimeve të shëndetit të punonjësve tanë. Gjithashtu, përmes mënyrës së organizimit dhe kryerjes së proceseve të punës në pompat tona të benzinës, ne përpiqemi sa më shumë të parandalojmë mundësinë e rrjedhjes së karburantit dhe rrjedhimisht shfaqjen e zjarreve dhe ndotjes së mjedisit njerëzor.

Tribuna e ideve
Zhvillimi dinamik i të gjitha veprimtarive të Makpetroll-it kërkon futjen e vazhdueshme të inovacioneve dhe përmirësimeve në aktivitetet operative. Prandaj, ne inkurajojmë punonjësit tanë, përmes angazhimit dhe përvojës së tyre në punë, të propozojnë ide për përmirësimin e proceseve të punës. Ne gjithmonë pranojmë dhe prezantojmë masa për të optimizuar përdorimin e burimeve, si dhe masa për përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor. E njëjta gjë vlen edhe për projektet për zbatimin e arritjeve të reja teknike dhe në përgjithësi për çdo lloj propozimi që synon rritjen e efikasitetit në veprimin e Kompanisë sonë.