За нас

Инвеститори

Одржлив развој

Кариера

Медиа

Следете нè

Макпетрол АД – Скопје (Управна зграда)
Св. Кирил и Методиј 4, 1000 Скопје
+389 2 311 2144
contact@makpetrol.com.mk

“Makpetroll” SHA është një kompani që vazhdimisht përpiqet të përmbush nevojat e klientëve të saj dhe t’u sigurojë atyre furnizim cilësor, të besueshëm dhe ekonomik me derivate të naftës, gazit dhe bio karburanteve. Pikërisht për këtë, në periudhën e kaluar, “Makpetroll” SHA, distributori më i madh i karburanteve në vend, vazhdimisht investon në rinovimin e pompave të veta të benzinës si dhe ndërtimin e të rejave, me qëllim përmirësimin dhe modernizimin e rrjetit të vet të objekteve të shërbimit. Duke analizuar nevojat e konsumatorëve, kompania vazhdoi ciklin e saj investues duke rinovuar pompën ekzistuese të benzinës në hyrje të qytetit të Prilepit. Stacioni tani ka një pamje moderne dhe funksionale, duke përmbushur standardet më të larta teknike dhe të sigurisë. Konsumatorët kanë akses në produkte dhe shërbime cilësore 24 orë në ditë, çdo ditë të javës. Investimi i përgjithshëm për rikonstruimin e kësaj pompe të benzinës është mbi 80 milion denarë. Të gjitha derivatet cilësore nga familja ULTRA e Makpetroll-it janë në dispozicion në pompën e benzinës, duke përfshirë karburantin metan dhe gazin e lëngshëm për vetura, kurse në objektin shitës në pompën e benzinës, për konsumatorët është në dispozicion një përzgjedhje e gjerë e produkteve nga asosrtimenti shtesë. Si kompani e cila është gjithmonë tërësisht e përkushtuar në ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë, “Makpetroll” SHA vazhdon më tej me ciklin e investimeve, duke ndjekur arritjet dhe risitë më të fundit në fushën e veprimtarisë së vet.
[fpc_post_grid]