“Makpetroll” SHA Shkup, si kompani me përgjegjësi shoqërore, dhuroi 1000 tabletë për nxënësit e 20 shkollave fillore në mbarë vendin. Shpërndarja e donacionit është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me qëllim që të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë.
Gjatë kësaj periudhe, nxënësit dhe familjet e tyre, duke u përballur me sfidat e imponuara nga kjo pandemi, duhej të përshtateshin me mënyrën dixhitale të arsimit, pikërisht për këtë arsye ne si kompani vendosëm ta lehtësojmë atë proces tranzicioni.
“Makpetroll” SHA Shkup u uron nxënësve një vit të suksesshëm shkollor me shpresën se zbulimi i horizonteve të reja edhe në këto kohë të paparashikueshme do t’ua mbushë ditët me shpresë dhe dëshirë për njohuri edhe më të mëdha.
[fpc_post_grid]