NJOFTIM për pronarët e aksioneve të zakonshme të Makpetroll SHA Shkup
Njoftohen të gjithë pronarët e aksioneve të zakonshme se Kompania, në pajtim me Vendimin numër 0201-38/2-2 të datës 30.5.2022, të miratuar në Mbledhjen vjetore të XXVI-të të Aksionarëve, do të paguajë dividendë në para të gatshme në shumën bruto prej 3,000 denarë për aksion, me datë ndërprerjeje të librit të aksioneve 21.6.2022.
Njoftohen aksionarët që nuk kanë dorëzuar të dhëna për llogarinë e transaksionit dhe për qëllime të pagesës së dividendës që të dorëzojnë të dhënat në:
Makpetroll SHA Shkup
rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr.4
1000 Shkup
me shënimin “për Sektorin e financave – për Librin e Aksionarëve”,
ose në e-mail adresat e mëposhtme:
marija.ljubinovska@makpetrol.com.mk
ljubica.tasheva@makpetrol.com.mk
Ftohen aksionarët – personat fizik të përditësojnë të dhënat e tyre, përfshirë adresën e banimit, në Depozitimin Qendror të Letrave me Vlerë. E njëjta do të përdoret për dorëzimin e rregullt të llogaritjes së tatimit mbi të ardhurat, të cilës i nënshtrohet pagesa e dividendës.
Gjithashtu, aksionerët – persona fizik të cilët nuk janë të regjistruar në regjistrat e DAP si tatimpagues të marrin masat e duhura për regjistrimin e tyre sipas procedurave të DAP.
Të gjitha informacionet shtesë mund t’i merrni në numrat e mëposhtëm të telefonit:
02/ 3146 – 484
02/ 3146 – 481
Makpetroll SHA Shkup