За нас

Инвеститори

Одржлив развој

Кариера

Медиа

Следете нè

Макпетрол АД – Скопје (Управна зграда)
Св. Кирил и Методиј 4, 1000 Скопје
+389 2 311 2144
contact@makpetrol.com.mk

“Makpetroll” SHA, si kompani me përgjegjësi shoqërore, në vazhdimësi ndërmerr masat e duhura për t’u përballur me problemet aktuale ekologjike. Kësaj radhe, përmes donacionit të gjelbërimit urban në rregullimin hortikulturor të parkut publik në qytetin e Shkupit – Sheshi afër Veros dhe brigadës PP në komunën e Karposhit, SHA “Makpetroll” kontribuon në përmirësimin e kushteve për jetesë urbane dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. “Për ne në Makpetroll SHA, zhvillimi i qëndrueshëm nuk është çështje e aktiviteteve të fushatës brenda një periudhe të caktuar dhe përmbushjes së kërkesave dhe parimeve të dikujt, por zhvillimi i kulturës sonë të brendshme për të marrë përgjegjësi aktive për ndërtimin e një bote më të mirë nga menaxhmenti dhe prej secilit të punësuar. Ne përpiqemi ta përhapim atë kulturë mes bashkëpunëtorëve të jashtëm dhe në komunitetin e gjerë, sepse zhvillimi i qëndrueshëm nuk është gjë tjetër veçse shqetësim për zhvillimin e shoqërisë në tërësi, për mirëqenien e njerëzve dhe familjeve të tyre. Kësaj radhe përmes donacionit të gjelbërimit urban në rregullimin hortikulturor të qytetit, “Makpetroll” SHA konfirmon përkushtimin e vet për zhvillim të qëndrueshëm dhe atë përmes mbrojtjes së mjedisit”, tha Goran Angellovski, drejtor i departamentit për standardizim, cilësi dhe ekologji në “Makpetroll” SHA. Gjelbërimi urban i sapombjellë i dhuruar nga SHA “Makpetroll” ofron përfitime të drejtpërdrejta ekologjike për qytetin dhe popullatën – uljen e ndotjes së ajrit, uljen e efektit të “ishujve të nxehtësisë urbane”, uljen e zhurmës, me një fjalë, përmirësimin e kushteve në mjedisin urban. PËR NJË QYTET MË TË BUKUR – me këtë aktivitet, “Makpetroll” SHA, si kompani me kritere të larta për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor, dëshmon edhe një herë përgjegjësinë e saj të lartë shoqërore dhe në të njëjtën kohë konfirmon lidershipin e saj përmes projekteve që kujdesen për gjeneratat e ardhshme.
[fpc_post_grid]