За нас

Инвеститори

Одржлив развој

Кариера

Медиа

Следете нè

Макпетрол АД – Скопје (Управна зграда)
Св. Кирил и Методиј 4, 1000 Скопје
+389 2 311 2144
contact@makpetrol.com.mk

Dje, më 23 qershor 2021, në Shkup, shoqata Konekt nderoi liderët e rinj të Qëllimeve për zhvillimit të qëndrueshëm (Sustainable Development Goals – SDGs) të kompanive, individëve dhe liderëve të rinj të biznesit nga kompanitë. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u drejtua zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, koordinim të departamenteve ekonomike dhe investimeve, z. Fatmir Bytyqi, koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H.E. Rosana Duxhak dhe drejtoresha ekzekutive e Konekt, znj. Nikica Kusinikova.. Nëpërmjet Qëllieve të zhvillimit të qëndrueshëm, bizneset drejtojnë ndikimin që kanë për të krijuar një shoqëri më të mirë. Fituesit e çmimeve dhe njohjeve janë të vetëdijshëm se qëndrueshmëria është një segment kyç i zhvillimit të biznesit dhe janë shembuj frymëzues të bizneseve dhe individëve që dëshmojnë në punën e tyre të përditshme se biznesi mund të jetë shtytës i zhvillimit të qëndrueshëm. Kësaj radhe “Makpetroll” SHA Shkup është fitues i mirënjohjes për kontributin e dhënë në arritjen e Qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm. Mirënjohja u nda për shkak të kontributit të veçantë të Kompanisë në ruajtjen e mjedisit jetësor të shprehur përmes prodhimit dhe shitjes së vet dhe të përgjegjshme të biodizellit, benzinës moderne dhe karburanteve dizel sipas standardeve evropiane, gazit të lëngshëm të naftës dhe metanit si karburanti më ekologjik në dispozicion në tregun maqedonas. Të gjitha karburantet janë në dispozicion në pikat moderne të benzinës të “Makpetroll-it” të ndërtuara sipas standardeve evropiane dhe botërore në industrinë e naftës, duke përmbushur të gjitha standardet e sigurisë dhe teknike. Kjo mirënjohje është një tjetër konfirmim se “Makpetroll” është lider në industrinë e naftës në vend, një kompani që udhëhiqet gjithmonë nga përkushtimi më i madh – pa kompromis dhe cilësia e lartë. Qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm janë pranuar nga të gjitha shtetet anëtare të KB-së dhe duhet të përmbushen deri në vitin 2030. Ato janë plani aksionar i botës për globalizim të drejtë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë. Së bashku, përmes hapave të guximshëm dhe bashkëpunimit midis të gjithë sektorëve të shoqërisë, ne mund t’i japim fund varfërisë ekstreme, të luftojmë pabarazinë dhe të trajtojmë ndryshimet klimatike.
[fpc_post_grid]