Pompë e re e benzinës “Makpetroll” në Veles
Kompania hapi një pompë benzine të re në qytetin e Velesit, e cila i bashkohet rrjetit modern të pompave të benzinës “Makpetroll” në të gjithë vendin. Kjo pompë e benzinës, ashtu si të tjerat, është e pajisur sipas standardeve më të larta botërore dhe do t’i plotësojë nevojat e përditshme të konsumatorëve nga qyteti i Velesit dhe rrethina. Investimi i ri i “Makpetroll-it” vjen në vitin kur kompania feston 75 vjetorin e ekzistencës në tregun maqedonas, periudhë gjatë së cilës, si lider në tregun e derivateve të naftës, vazhdimisht përpiqet të përmirësojë produktet dhe shërbimet e saj.
Në këtë pompë të benzinës janë në dispozicion karburantet ULTRA të gjeneratës së re, të avancuara së fundmi me teknologjinë më moderne Dual Action Technology, e cila mundëson reduktimin e konsumit dhe rritjen e efikasitetit energjetik. Përveç kësaj, në përbërje të pompës së benzinës është marketi Shop&Drive me një gamë të gjerë produktesh ku konsumatorët mund të furnizohen me gjithçka që u nevojitet.